Sot në ambientet e stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Prishtina, Llapi, Istogu dhe Dukagjini kishin mbetur në garë.
Shorti i ka vënë përballë Prishtinën me Llapin, ndërsa në çiftin tjetër do të takohen Istogu – Dukagjini.
Ndeshjet zhvillohen me 7 dhe 21 prill.
Shorti i gjysmëfinales
Prishtina – Llapi
Istogu – Dukagjini
Ndeshjet zhvillohen me 7 dhe 21 prill. /Demokracia.com