I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka vizituar ekspozitwn “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. Kështu, ai bëhet zyrtari më i lartë evropian e botëror që vizitoi ekspozitën
Aty janë të shënuar emrat e 1 mijë e 24 fëmijëve që u vranë gjatë luftës dhe 109 të tjerëve që figurojnë të zhdukur..
Nikoqir i mysafirit ishte drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.
“Është prekëse sepse kur shihni këto fotografi ju e kuptoni se pas çdo statistike qëndrojnë jetët njerëzore. Kur shihni fëmijët që janë më të pafajshmit e më të pambrojturit, natyrshëm pastaj e kupton më shumë fytyrën jo-humane të luftës. Kam mirënjohje për gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë ekspozitë dhe gjithë punën që po bëhet për të ruajtur kujtesën dhe natyrisht për t’u siguruar që kjo mos të përsëritet më kurrë”, tha Lajçak për Klan Kosova.