Sport
Ndërron jetë ish-kryetari i klubit të futbollit Ballkani
Demokracia
11:46 | 23 Mars 2021

Share:

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për komunitetin e sportit e në veçanti për skuadrën e Ballkanit të Suharekës, shkruan Demokracia.com.

Ka ndërruar jetë sot Isa Shabani, ish-kryetari i klubit të futbollit Ballkani nga Therenda. Lajmi konfirmohet nga trajneri therandas  Zymer Elshani.

“Vdiq ish-kryetari KF Ballkanit, Isa Shabani”, shkruan Elshani në profilin e tij në “Facebook”.

I ndjeri Shabani ka kontribuar për futbollin therandas dhe ka qenë shembull për të gjithë. Elshani tregon se ai ka qenë kryetar në vitet e pasluftës në KF Ballkanin. /Demokracia.com

Të ngjashme