Lajme
Dy të lënduar rëndë në një aksident në rrugë Deçan-Gjakovë
Demokracia
10:05 | 27 Qershor 2022

Share:

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda në një aksident komunikacioni në rrugën Deçan-Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 23:35, përcjell Demokracia.com.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçiklete.

Lëndime ka marrë ngasësi i motoçikletës dhe femër e cila ishte në njërën nga veturat.

Njoftimi i plotë i Policisë:

AKSIDEN TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Deçan – Gjakovë 25.06.2022 – 23:35. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja femër kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Të ngjashme