Sport
Gabriel Jesus është futbollist i ri i Arsenalit, Romano e bën punë të kryer
Demokracia
20:30 | 26 Qershor 2022

Share:

Transferimi i sumuesit brazilian, Gabriel Jesus tek Arsenali është punë e kryer.

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano i cili e ka quajtur punë të kryer transferim, shkruan Demokracia.com.

Bazuar në raportimin e Romanos, Jesus do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Topçinjtë”.

Arsenal tashmë ka rënë dakord për tarifën prej 45 milionë funte me Man City.

“Gabriel Jesus në Arsenal, ja ku po shkojmë! Kushtet personale të dakorduara plotësisht me agjentin e tij Marcelo Pettinati dhe dy partnerët e tij. Gabriel firmos deri në 2027, është 100% e kryer”, ka shkruar Romano në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme