Lajme
Joseph: Putin ka një aleat në Ballkanin Perëndimor dhe ai është Vuçiq
Demokracia
18:08 | 26 Qershor 2022

Share:

Njohësi amerikan i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Josep, ka thënë se Vladimir Putin ka një aleat në Ballkan dhe se ai është Vuçiq.

Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë The Geopost.

“Ai ka një aleat që e ndihmon të realizojë agjendën dhe ai aleat është në Serbi, ai është presidenti Aleksandar Vuçiç që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit.

Por tani pushtimit rus e shohim me qartësi, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën agjendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën”, shtoi ai.

Të ngjashme