Lajme
Prokurori i Shtetit: 68 aktakuza kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale
Demokracia
10:54 | 23 Mars 2021

Share:

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 68 aktakuza kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave të dyshuar, përcjell Demokracia.com.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prishtinë, 23 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale./Demokracia.com/

Të ngjashme