Lajme
Gjoba, konfiskim targash e përjashtim nga trafiku – aksioni i Inspektoriatit të Prishtinës
Demokracia
10:07 | 23 Mars 2021

Share:

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion, gjatë ditës së sotme në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur drejtoi i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përcjell Demokracia.com.

Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se janë shqiptuar gjoba, janë konfiskuar targa si dhe janë përjashtuar nga trafiku, siç shkruan ai, shkelësit e ligjit.

“Në kuadër të Planit Operativ për rend dhe rregull në transport, aksion i përbashkët me Policinë e Kosovës. Gjoba, konfiskim targash e përjashtim nga trafiku, për shkelësit e ligjit”, ka shkruar Tahiri

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Në kuadër të Planit Operativ për rend dhe rregull në transport, aksion i përbashkët me Policinë e Kosovës.

Gjoba, konfiskim targash e përjashtim nga trafiku, për shkelësit e ligjit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224977195239723

Të ngjashme