Lajme
Pas takimit të kryetarëve të komunave me Kurtin, Lladrovci: Qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por na bashkon interesi i qytetarit!
Demokracia
18:45 | 25 Qershor 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit të përbashkët të kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, ka deklaruar se takimi ishte shumë konstruktiv dhe ka përshkruar 11 çështjet e ngritura në takim.

“Organizimi i takimeve si ky, janë të rëndësishëm për trajtimin e çështjeve jetike të qytetarëve dhe përgjegjësisë tonë, andaj, u dakorduam të kemi takime të tilla të rregullta tre mujore. Rrugët, idetë dhe qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por, do të duhej të na bashkonte interesi i qytetarit dhe efikasiteti i përbashkët në shërbim të tij”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

E falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Kurti dhe  zv. kryeministren znj.  Rexhepi që pas kërkesës time, organizuan takimin e sotëm të Kryeministrit me kryetarët e komunave.

Takimi u zhvillua në dy sesione dhe ishte shumë konstruktiv, ku ngrita disa çështje që janë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Drenasit, si në vijim:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve të ujit të pijshëm, me theks të veçantë ndërtimin e Liqenit të Vërbovcit,
  2. Vazhdimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Gllobar – Drenas – Komoran,
  3. Trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi i Impiantit,
  4. Zgjidhja e çështjes së tokave në zonën komasative,
  5. Gjetja e zgjidhjes për pagesë në mënyrë të rregullt të obligimeve që dalin nga kontratat kolektive me qëllim të ruajtjes së buxhetit dhe shmangies së shpenzimeve përmbarimore/gjyqësore,
  6. Problemi me kompaninë rajonale të mbeturinave,
  7. Problemet për përkujdesje dhe mirëmbajtje të objekteve sportive dhe kulturore,
  8. Rishikimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale me qëllim të lehtësimit të procedurave të sjelljes së investitorëve,
  9. Problemin e qenve endacakë dhe zgjidhjen e problemit të trajtimit të tyre nga niveli qendror,
  10. Parku i Biznesit dhe kërkesa e zhvillimit të projektit për ndërtimin Stadiumit nacional,
  11. Çështjen e ndërtimit të Shkollës së pilotimit në ish aeroportin bujqësor në Korroticë.

 

Organizimi i takimeve si ky, janë të rëndësishëm për trajtimin e çështjeve jetike të qytetarëve dhe përgjegjësisë tonë, andaj, u dakorduam të kemi takime të tilla të rregullta tre mujore.

 

Rrugët, idetë dhe qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por, do të duhej të na bashkonte interesi i qytetarit dhe efikasiteti i përbashkët në shërbim të tij!

Të ngjashme