Lajme
VIDEO| Dalin pamje të tjera nga sulmi brenda klubit të homoseksualëve në Oslo
Demokracia
13:51 | 25 Qershor 2022

Share:

Publikohen pamjet e sulmit në një lokal natë në Oslo të Norvegjisë, ku duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Në videon e publikur duket personat të cilët vrapojnë në përmpjekje që tu shpëtojnë plumbave.

Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate në Oslo.

NRK dhe media të tjera norvegjeze raportuan se sulmi me armë ndodhi në Londrën Pub, një klub nate popullor në komunitetin e homoseksualëve në qendër të Oslos.

Një person është arrestuar në afërsi të vendit të ngjarjes. Ndërkohë që të shtënat raportohet të kenë ndodhur ditën e sotme rreth orës 01:15. Zona tashmë është e rrethur nga policia ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme