Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nisur t’i cenohet “superioriteti” i debatit në Kuvendin e Kosovës, pikërisht nga lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje për një kohë të gjatë në politikën tonë është njohur për një stil të veçantë të komunikimit.
Retorika e tij e zhvilluar dhe thëniet filozofike, që nga themelimi i Vetëvendosjes në vitin 2005, kanë zënë gjithmonë vend nëpër ballinat e mediave dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Ndërkaq, që nga koha kur kjo parti hyri në Kuvendin e Kosovës, Kurti shpeshherë i kishte vënë në siklet deputetët e tjerë.
Por, pas një periudhe të gjatë, rehatia dhe mbizotërimi i tij në Kuvend, në sensin e debatit, po vështirësohet.
Dje, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur po zhvillohej debati për tërheqjen e trusit, kryeministri Kurti pati një rivalitet të madh e me raste edhe superior nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurti e Krasniqi u ballafaquan në rrafshin e teorisë politike dhe filozofike, debat të cilin më shumë e dominoi Krasniqi me argumente të bazuara e racionale.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni me detaje “ballafaqimin” ndërmjet dy liderëve, njëri në pushtet dhe tjetri në opozitë, mbi teoritë politike, ekonomike dhe filozofike.