Sport
Krasniqi, Kurtit: Si sportist, kam besimin që angazhimi i juaj do të jetë që sportistëve kosovarë t’u ofrohen kushte më të mira
Demokracia
21:12 | 22 Mars 2021

Share:

Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi e ka uruar Albin Kurtin pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi që njihet si përkrahës i Kurtit, shkruan në rrjetin social “Facebook” se shpreson që angazhimi i tij në këtë moment për Kosovën të jetë “permanent”.

https://www.facebook.com/luan.krasniqi1971/posts/292158512265443?__cft__[0]=AZUh2SGGHpmVLV7ue3vKUuKjnWcKxfsi4T7LQ2o0FGGMnW9wDmtKZWK9MaT6gjoyx_qKvctpM3iwGPmdRDhck6bm7fp8WaQOdTus31798nsoxXAaZF2eUlDwkecQS5gdKXEvYQc0pBA9ZB9oQRJxH30A&__tn__=%2CO%2CP-R

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

I nedruar zoti Kryeminister Albin Kurti,
me lejoni qe me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeminister i Kosoves t’ju shpreh pergezimet e mia me te sinqerta Ju dhe Partise se ciles Ju i takoni.
Besimi qe u ka dhene Kosova dhe Diaspora e mbare botes per te udhehequr nje post kaq te rendishem ne nje moment kaq jetik per Kosoven deshmon per aftesite dhe kualitetet e Juaja.
Shpresoj se angazhimi i Juaj ne drejtim te permiresimit te jetes se qytetarve te Kosoves do te jete permanent.
Si sportist, kam besimin qe angazhimi i Juaj do te jete qe sportisteve kosovar tu ofrohen kushte me te mira, dhe perfundimisht talentet kosovar te kene mundsi qe vlerat e tyre t’i prezentojne nen flamurin e Kosoves.
Sinqerisht
Luan Krasniqi“. /Demokracia.com

Të ngjashme