Kosova tashmë është bërë një vatër e përqendrimit të menaxherëve nga mbarë Evropa për futbollistët e talentuar dhe jo rrallë i takojmë edhe në fushat tona të futbollit duke i vëzhguar ata.
Një prej tyre është edhe Erdon Gashi 12 vjeçari që luan për KF 2 Korriku, skuadër që njihet si fabrikë e talenteve të futbollit, shkruan Demokracia.com.
Erdoni të cilin e karakterizon puna e jashtëzakonshme dhe përkushtimi për futbollin ka disa muaj që po e ndjekin menaxherët nga Zvicra përfaqësues të grupit SEM Management. Sipas Paja Sopit përfaqësues i tyre, Erdoni ka rënë në sy të skautëve si një futbollist shumë luftarak i cili edhe pse shumë i ri në moshë jep 100% nga vetja. Ata e kanë kuptuar që Erdoni përveç dëshirës për lojën dallohet nga bashkmoshatarët e tij për shkak se qysh tash ai është duke stërvitur aq shumë sa që synimet e tij janë shumë të qarta.
Përveç tjerash Erdon Gashi ishte edhe pjesë e kampit të organizuar nga Klubi Mbretërorë ,Real Madrid. Parashikimet nga njohësit e futbollit janë që Erdoni më këtë përkushtim e punë është shumë premtues për një karrierë të ndritshme. /Demokracia.com