Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë me opozitën gjatë qeverisjes së tij.
Kurti në fjalimin e tij të parë si kryeministër, tha se do të bëhet bashkë me opozitën për të mirën e vendit, raporton Demokracia.com.
“Të mos dështojmë të bëhëmi bashkë për të mirën e vendit. Qeveria ime do të bashkëpunojë shumë me opozitën”, tha ai.
Kurti mes tjerash ka shtuar se do të bashkëpunojë me opozitën në politikën e jashtme, pasi nëse nuk ndodhë kjo Kosova humb si shtet, raporton Demokracia.com.
“Do të bashkëpunojmë në politikën e jashtme dhe në dialogun me Serbinë. Nga mospajtimet në politikën e jashtme humb shtetit, na duhet koordinim dhe konsensus”, tha ai.
Kurti sot është zgjedhur kryeministër i Kosovës për herë të dytë.
Ai arriti që të marrë 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, nga 107 deputetë që ishin të pranishëm në sallën e kuvendit./Demokracia.com/