Lajme
Sot hapi i parë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë
Demokracia
06:55 | 24 Qershor 2022

Share:

Vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë, sot pritet të ndërmerret hapi konkret në zbatimin e pikës së parë.

Kjo është shqyrtimi nga ana e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, të kërkesës për dhënien e licencës, kompanisë që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës.

Kështu, në orën 13:00, pritet që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të shqyrtojë kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Drustvo Elektrosever”.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë që u arrit në vitin 2013 dhe 2015, u nënshkrua ditë më parë nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme