Lajme
Edita Tahiri e quan zhgënjyes samitin e BE-së: S’ka viza, s’ka hapje negociatash
Demokracia
21:16 | 23 Qershor 2022

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, duke thënë se shqiptarët morën lajme zhgënjyese.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot kishte lajme zhgënjyese nga Bashkimi Evropian, përcjell Demokracia.com.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri.

Për mos liberalizimin e vizave për Kosovën ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”.

Ndërsa ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, për mos liberalizim të vizave ka fajësuar Vjosa Osmanin e Albin Kurtin.

Të ngjashme