Lajme
Sponsored| LVV e Kurtit paguan që kryeministrin ta shihni më shumë e më shpesh
Demokracia
19:43 | 23 Qershor 2022

Share:

Skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Albin Kurtit dhe rënia në përqindje, sipas sondazheve të fundit, duket se kanë çuar edhe në rënien e popullaritetit të tij edhe në rrjetet sociale. 

Për të arritur që sa më shumë qytetarë të shohin atë çka thotë kryeministri Kurti, faqja e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ka nisur edhe me sponsorizimin e fjalimeve të tij.

Vetëvendosje i ka futur në punë paratë që Kurti të marrë më shumë reagime në postime, shkruan Demokracia.com.

Ata e kanë sponsorizuar fjalimin e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, për herë të parë pas dy vitesh, LVV-ja është pak mbi 30 për qind.

Kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kishte më rezultat “referendumi” në zgjedhje.

Në një sondazh të publikuar ditë më parë. ku qytetarët janë pyetur se kë do ta votonin, nëse do të mbaheshin së shpejti zgjedhjet nacionale, rezultatet kanë dalë shumë më ndryshe prej zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga të anketuarit, 35.8 për qind janë përgjigjur se do ta votonin LVV-në në zgjedhjet e ardhshme.

Në mars, në matjet që UBO Consulting i kishte kryer, LVV-ja kishte dalë te 41.9 për qindëshi.

Partia Demokratike, në matjet e kryera, del e dyta. Ndërsa e treta, si në zgjedhjet e 14 shkurtit, është akoma LDK-ja.

Partia e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani e ndarë nga LVV-ja, del se do të merrte 1.3 për qind të votave, sipas këtyre matjeve. /Demokracia.com/

Të ngjashme