Lajme
Mosvotimi i Trustit, AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti
Demokracia
17:35 | 23 Qershor 2022

Share:

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar pas dështimit për ta miratuar në Kuvend tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetët e AAK-së thonë se janë zhgënjyer, duke pasë parasysh gjendjen që po përballen qytetarët.

“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

“AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar. Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Të ngjashme