Sport
Prishtina e përkujton Gazmend Sinanin, basketbollistin që humbi jetën tragjikisht katër vite më parë
Demokracia
14:18 | 23 Qershor 2022

Share:

Sot janë bërë katër vjet nga vdekja e ish-basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

Sinani gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe ngjyrat e klubit më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Klubi “bardhekaltër” e ka përkujtuar ish-basketbollistin Sinani në përvjetorin e katër të vdekjes.

Prishtina e përkujton Sinanin si një basketbollist të shkëlqyer, punëtor dhe i dashur me të gjithë.

Postimi i plotë i KB Prishtinës:

Katër vite pa Gazin tonë!

Gazmend Sinani ish lojtar i skuadrës sonë dhe i përfaqësuesës së Kosovës ka qenë një basketbollist i shkëlqyer, punëtor dhe i dashur me të gjithë. Fatkeqësisht, një aksident i rëndë trafiku u bë shkak që ai të mos jetë më në mesin tonë. Por jonë kujtimi për është i pashuar.

Ai ishte një yll në basketboll, tani shëndrit si një yll në qiell!

U prehsh në paqe Gazmend Sinani./Demokracia.com/

Të ngjashme