Lajme
Duda Balje tregon se a do të votojë kundër apo pro tërheqjes së parave nga Trusti
Demokracia
11:37 | 23 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se do të votojë pro tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti.

Balje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se e kupton një projektligj të tillë, përcjell Demokracia.om.

“Të nderuar, Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, ka thënë ajo.

Duda Balje kishte abstenuar në votimin e Trustit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë diskutuar për këtë projektligj, ku pas pak pritet edhe që të hidhet në votim./Demokracia.com/

Të ngjashme