Lajme
E ardhmja e premtuar e BE-së për Ballkanin Perëndimor ende e turbullt
Demokracia
10:36 | 23 Qershor 2022

Share:

Liderët e Bashkimit Evropian do të kërkojnë mbështetje këtë javë për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që ka qenë duke trokitur në derën e bllokut për kohë të gjatë dhe tani shohin duke ndodhur luftën në Ukrainë jo shumë larg nga kufijtë e tyre në mes të frikës se Rusia mund të kthejë pamjet e saj në rajonin e tyre.

Samiti dy ditorë, i cili ka para pak çastesh në Bruksel pritet të aprovojë propozimin nga Komisioni Evropian që t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidaturës anëtare të BE-së, fillimi i këtij procesi të gjatë ka filluar kohë të gjatë për gjashtë shtetet e BE-së.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka rritur urgjencën për futjen e Ballkanit Perëndimor historikisht të paqëndrueshme në BE si një pjesë e rajonit – veçanërisht Serbia – janë duke u kthyer drejt Moskës, edhe politikisht edhe ushtarakisht.

Komisioni Evropian duke përsëritur u ka treguar Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë se e ardhmja e tyre shtrihet brenda bllokut të 27 shteteve. Por progresi ka stagnuar për të gjitha llojet e arsyeve. Shtetet janë në nivele të ndryshme të negociatave dhe duke plotësuar shumë kërkesa për anëtarësim, me Malin e Zi duke kryesuar dhe Kosovën që ende nuk ka filluar, shkruan abcnews, transmeton Demokracia.com.

Ministri i Francës për çështjet Evropiane, Clement Beaune, tha se lufta në Ukrainë e bënë edhe më të nevojshme që këto të gjashtat të marrin një perspektivë të rinovuar.

Kremlimi për shumë vjet ka thënë se Ballkanin e konsideron si zone me “interes strategjik,” edhe pse gjashtë shtetet e Ballkani Perëndimor nuk kanë qenë kurrë pjesë se bllokut sovjetik.

Zyrtarët rusë thonë se ata nuk e kanë problem nëse ata i bashkohen BE-së, por fuqishëm kundërshtuan kur Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan NATO-s dhe kur Bosnja lajmëroi planet që kërkojnë anëtarësim.

Mali i Zi ishte paralajmëruar se mund të ishte shënjestër nga raketat ruse me rreze të gjatë veprimi pasi që t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Serbia, shteti më i madh nga të gjashtat, është kryesore në ndikimin rajonal të Rusisë. Pas një qeverie të shkurtë pro-Perëndimore në vitet 2000 – kur vendi nisi ofertën e tij për anëtarësim në BE – ultranacionalisti i mëparshëm mori fuqi 10 vjet më pare, duke dërguar Serbinë më shumë drejt aleatëve tradicional sllav, Rusisë dhe Kinës.

Përderisa ende kërkon zyrtarisht anëtarësim në BE dhe edhe pse BE është partneri më i madh i tregtisë së Serbisë, Beogradi refuzoi të vendosë politikat e jashtme me të bllokut, duke përfshirë sanksionet kundër Moskës, përcjell Demokracia.com.

Propaganda pro-Putin në mediat e kontrolluara nga shteti është shumë e shpërndarë saqë për here të pare që kur Serbia paraqiti kërkesën për mbështetje për t’iu bashkuar bllokuar është më pak se 50%. Zyrtarët kryesorë të BE-së i kanë treguar Beogradit se shumë shpejt do t’i duhet ta ndajë mendjen nëse dëshiron të vazhdojë në rrugën e BE-së duke i vendosur sipas rregullave dhe standardeve të tyre.

Pas bisedimeve për kandidaturën e Ukrainës, shumë pyetën pse Bosnja multi-etnike që ka kaluar gjithashtu në një luftë të përgjakshme në 1990-ën nuk ka marrë statusin e njëjtë. Sllovenia si shtete anëtare ka thënë se do të propozojë kandidaturën për Bosnjë dhe Hercegovinën në këtë samit.

Bosnja gjithashtu ka pranuar kërcënime të hapura nga zyrtarët rus për planin e saj që të kërkojë anëtarësim në NATO dhe gjithashtu ka qenë e destabilizuar nga kërcënimet e secesionistit nga serbët boshnjak të cilët kontrollojnë rreth gjysmës së shtetit ballkanik.

Përderisa Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në 2004 dhe ende është në pritje.

Së pari Greqia kërkoi ndryshimin e emrit për Maqedoninë e Veriut, për shkak të provincës së saj në veri. Më pas Bullgaria vendosi veton e saj për Maqedoninë e Veriut.

Mali i Zi ka plotësuar shumicën e obligimeve të anëtarësimit në BE, por duket se është larg anëtarësimit të saj.

Kandidatura e Shqipërisë ka ngecur më shumë për shkak se është e lidhur për Maqedoninë e Veriut, që është e bllokuar nga Bullgaria.

Kosova shihet se është e fundit në vijë për bisedime për anëtarësim. Pesë shtete të BE-së as nuk e kanë njohur Kosovën dhe anëtarësimi i saj është bllokuar në Këshillin e Sigurisë nga aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina. /Demokracia.com/

Të ngjashme