Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka mirëpritur qëndrimin e vendosur të Gjermanisë dhe kancelarit të saj, Olaf Scholz për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ai ka shkruar se Gjermania po përcjell edhe me veprime qëndrimet e saj, duke treguar gatishmëri për t’i bërë ndryshmet e nevojshme, në mënyrë që BE-ja të jetë gati për zgjerim.
“Qëndrim i qartë i kancelarit të Gjermanisë në prag të mbledhjes së Këshillit i BE-së gjatë debatit në Bundestag. Prerazi në favor të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe nevojës për ndryshimet e nevojshme të marrëveshjeve për ta përgatitur BE-në për zgjerim të mëtejmë. Më shumë votime me shumicë të thjeshtë, respekt për demokracinë dhe sigurim i instrumenteve për mbrojtjen e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bushati në Twitter.
Shpresat janë që gjatë mbledhjes së Këshillit i BE-së të hapet debati edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Dje, edhe deputetja holandeze Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës për liberalizimin e vizave për Kosovën po ndryshon.
Holanda ishte një prej shteteve më skeptike dhe penguese të qëllimit gjatë të synuar të Kosovës për liberalizim vizash.
Clear stance by ?? @Bundeskanzler at the pre-#EUCO debate in #Bundestag: firmly in favour of #WesternBalkans joining the ??; need for necessary treaty changes to make the ?? ready for further enlargement; more #QMV, respect democracy; ensure instruments to protect rule of law.
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) June 22, 2022