Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për çështjen e Trustit dhe gjërat që rrodhën sot në Kuvend.
Por, ajo që mori vëmendje është fakti se ai deklaroi që edhe nëse kalon Trusti nesër, Konjufca nuk do t’i tërheqë paratë, por shtoi se i mirëkupton ata që i kanë tërhequr.
“Edhe nëse kalon ligji, nuk do t’i tërheqë paratë. S’i kam tërhequr as herën e parë. Mendoj që nëse miratohet, prishet kjo skemë. Nëse i hiqen qindra miliona euro trustit, atëherë dëmtohet trusti.
Prishet edhe besueshmëria e ndërkombëtarëve në Kosovën”, tha Konjufca në ATV.