Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është duke e shpalosur planprogramin për qeverisjen e ardhshme, raporton Demokracia.com.
Në planprogramin e tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë edhe një premtim për sportistët.
Ai i quan sportistët tanë “ambasadorë”, derisa u premton mbështetje.
“Sportistët dhe artistët janë ambasadorët tanë më të mirë dhe do të angazhohemi për ta. Do të krijojmë qendra sportive dhe do të ndihmojmë zhvillimin e fëmijëve që merren me sport”, ka deklaruar Kurti. /Demokracia.com