Kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke argumentuar me deputetët nga ulëset e tyre tha se Kuvendi s’funksionon nëse s’votohen projektligjet. Madje ai shihet duke u tallur me kërkesën për votimin e tërheqjes së Trust-it.
“Nëse s’kalon as ligji tjetër, a e ndërpresim seancën krejt se s’ka kuptim kështu. Jo qysh? Çfarë Trusti, votoni për projektligje! Jo po e ndërpres, çfarë Trust, s’ka Trust. Ose funksionon Kuvendi ose s’funksionon. Po e ndërpres, vëlla edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Veç edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia ecim”, tha Konjufca, shkruan Demokracia.com.
Tërheqja e Trust-it Pensional është kërkesë e kosovarëve pas rritjes enorme të çmimeve të produkteve esenciale për jetesë.
Pas votimit të fundit, Konjufca tha se në mungesë të kuorumit seanca vazhdon nesër nga ora 10:00. /Demokracia.com/