Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shantazhon deputetët e vet për të mos e votuar Trustin, i cili sot do të shqyrtohet në Kuvend.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se do të marrë pjesë në seancë për të votuar pro tërheqjes nga Trusti.
“Të nderuar miq,
Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetariëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.
Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi.
Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit”, ka shkruar Kastrati.