Më 23 qershor, në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel do të takohen përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor me liderët e BE-së. Kjo mbledhje po shikohet si një mundësi për ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së në regjion, në një kohë kur po konsiderohen aplikimet për anëtarësim nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Në blogun EUROPP shkruhet se për shkak të ngecjes së BE-së për vullnet të zgjerimit, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të konsiderojnë modelin e tyre të bashkëpunimit rajonal. Ukraina është në rrugë për sigurimin e statusit të kandidaturës, ndërsa aplikimet për anëtarësim nga Moldavia dhe Gjeorgjia janë vendosur të konsiderohen në samitin e Këshillit Evropian më 23-24 qershor.
Ky interesim për zgjerim gjithashtu ka nënvizuar dështimin e BE-së për zgjidhjen e statusit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, perspektivat e zgjerimit të së cilës janë ndalur, përcjell Demokracia.com.
Në disa shtete si Gjermania, ky realizim ka nxitur premtime të një fokusi më të mprehtë në Ballkanin Perëndimor edhe pas vizitave me numër të profilit të lartë të vizitave në rajon. Ndërsa, ministri i jashtëm austriak Alexander Schallenbergm ka folur për rrezikun e destabilizimit rus në këtë rajon, nëse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të lidhura më afër BE-së. Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se përderisa ai parashikon Komunitetin Evropian Politik për shtetet si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, asgjë nuk duhet të ndryshojë rrugën drejt anëtarësimit që tashmë është parashtruar për shtetet në Ballkanin Perëndimor.
Gjithsesi, procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor ka të gjitha shenjat që të jetë “klinikisht i vdekur” dhe “të mbetet gjallë artificialisht nga samitet me BE-në”.
Përderisa janë duke u bërë disa hapa të vegjël në drejtim të duhur, shumë vështrues ende presin që takimi më 23 qershor do të dështojë të bëjë përparim të konsiderueshëm. Besueshmëria në BE ka rënë në një nivel kaq të ulët historik, saqë asgjë më pak se shpallja e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar këtë narrative.
Realiteti është se është thjesht një ngecje e vullnetit politik për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që t’u dhurohet anëtarësimi i plotë i BE-së. Trendi për shtetet anëtare të keqpërdorimit të fuqisë së vetos për të dërguar përpara agjendën e tyre të brendshme do të jetë i vështirë të kthehet.
Kjo do të jetë edhe më komplekse nëse Serbia do të bëhet shtet anëtar para Kosovës. Për më shumë, thirrjet për të bërë të mundshëm më shumë financim për gjashtë shtetet si pjesë e ‘anëtarësimit të stagnuar’ gjithashtu janë kundërshtuar nga ata që tregojnë sfidat e shumta të tjera të nevojave të BE-së, si mbështetja për Ukrainën, rimëkëmbja pas-pandemike e Evropës dhe kalimi në neutralitetin e klimës. Lloji i ‘investimit gjeostrategjik të ndryshimit të lojës’ që është e nevojshme të bëjë një ndryshim të vërtetë shihet i pamundshëm në kontekstin e tanishëm.
Fakti se rajoni po ndjek iniciativat e tij për të punuar drejt bashkëpunimit ekonomik është inkurajues.
Ndoshta kjo do të përkthehet në vullnet më të madh në mes të elitave politike lokale për pajtim, eventualisht duke iniciuar një zgjidhje për çështjen e pazgjidhur të pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e më shumë strukturave unitare të Bosnje-Hercegovinës. /Demokracia.com/