Sport
Vedat Muriqi e shijon pasditën e sotme duke pirë kafe me familjen në Prizren
Demokracia
16:26 | 22 Mars 2021

Share:

Vedat Muriqi është futbollisti i radhës që ka udhëtuar drejt Kosovës.

Sulmuesi nga Prizreni do të jetë i grumbulluar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, shkruan Demokracia.com.

Kështu, futbollisti i Lazios e ka shfrytëzuar këtë pasdite për të pirë kafe me familjen e tij në Prizren.

Ndryshe, Muriqi është njëri prej futbollistëve kryesorë të “Dardanëve”.

Ai pritet të luajë nga fillimi në tri ndeshjet e radhës ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme