Lajme
Lladrovci vlerëson kontributin e madh të atdhetarit tonë nga Dallasi, Ismet Smajli
Demokracia
22:01 | 21 Qershor 2022

Share:

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një darkë së bashku me Enver Hoxhajn, Ismet Smajlin dhe dr. Lulzim Nikën, ka cekur vlerën e librit “Përplasja e madhe”, njëherësh miqësinë me SHBA-në dhe kontributin e madh të bashkatdhetarëve tanë në mërgatë.

Në veçanti, Lladrovci ka vlerësuar kontributin e Ismet Smajlit, për të cilin ka thënë se “ka njohuri të thella dhe miqësi të jashtëzakonshme me disa nga influencuesit e politikës amerikane në Kongres dhe Senat për Kosovën dhe shqiptarët, të krijuara me dekada, me përkrahje të madhe morale e financiare për UÇK-në, kauzën e çlirimit dhe orientimin tonë euro-atlantik”

Postimi i Lladrovcit:

Darkë e shënuar me miq, pas promovimit të librit të shkëlqyer që analizon rreziqet që i kanosen kombit shqiptar dhe Kosovës, “Përplasja e madhe”, e mikut tim, Enver Hoxhaj, së bashku me Ismet Smajlin, veprimtarin e devotshëm nga Dallasi dhe dr. Lulzim Nikën.

Miku ynë, Ismet Smajli, ka njohuri të thella dhe miqësi të jashtëzakonshme me disa nga influencuesit e politikës amerikane në Kongres dhe Senat për Kosovën dhe shqiptarët, të krijuara me dekada, me përkrahje të madhe morale e financiare për UÇK-në, kauzën e çlirimit dhe orientimin tonë euro-atlantik.

Darkë e këndshme që njëherësh ishte mundësi të debatojmë rreth librit “Përplasja e madhe”, për miqësinë tonë jetike me ShBA-në dhe të ardhmen në NATO. Faleminderit Ismet për krejt çka ke bërë para luftës, gjatë luftës dhe tash, për Kosovën dhe kombin. Faleminderit Enver për librin, “Përplasja e madhe”!

Të ngjashme