Kosova e ka nisur shumë keq grumbullimin për ndeshjet e marsit, shkruan Demokracia.com.
Moti shumë i ligë që po mbretëron në vendin tonë ka bërë që stërvitja e planifikuar për sot të anulohet.
Fillimisht u anulua ajo e paraparë për në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të menduar që të stërviten në Kampin Edukativ në Hajvali, por njoftimi i fundit nga FFK thotë se as atje nuk do të stërviten pasi kushtet janë të vështira dhe disa futbollistë mungojnë për shkak të vonesës së linjave ajrore.
Padyshim kjo nismë nuk është e mirë, derisa ekipi sot do të punojë vetëm në fitnes.
Njoftimi i FFK-së.
Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”. /Demokracia.com