Pas Lajçakut, edhe Besnik Bislimi u deklarua pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.
Ai u mundua ta vë theksin se ky udhërrëfyes e mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore, megjithatë ende as ai dhe askush nga Qeveria Kurti nuk është deklaruar për kundërshtimet që ia kishin bërë kësaj marrëveshjeje në të kaluarën, duke shpallur edhe “tradhtarë” e “patriotë”, shkruan Demokracia.com.
“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.
Demokracia.com sjell të përkthyer në gjuhën shqipe Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015:
Në mënyrë për të kapërcyer krizën dhe problemet në sektorin e energjisë, ndërsa duke marrë parasysh Marrëveshjet drejtuar Energjisë të 8 shtatorit të 2013-ës (“2013 Marrëveshja e Energjisë”), dhe Përfundimet e lehtësimit të BE-së në implementimin e Marrëveshjes së Energjisë së 2013-ës të 25 gushtit 2015-ës (“2015 Marrëveshja e Energjisë”), palët janë pajtuar për udhërrëfyesin e mëposhtëm:
- ZRRE do të lëshojë licencën e furnizimit të Elektrosever. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e vendosura përpara nga licenca e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
- Brenda shtatë ditëve të nxjerrjes së licencës së furnizimit, Elektrosever do të sigurojë për KEDS-in dhe KOSTT-in të dhënat më të fundit për konsumatorët, përmes BE-së.
- Brenda 10 ditëve të nxjerrjes së licencës së furnizimit, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS, me qëllim që të operojë në tregun e energjisë së Kosovës, p.sh. Korniza e Marrëveshjes në pranimin e rregullave të tregut të Energjisë Elektrike me KOSTT, Marrëveshja në Shtrirjen e Balancit me KOSTT, Lidhja e Marrëveshjes me KEDS dhe një marrëveshje komerciale me KEDS që të sigurojë shërbimet distributor (fatura, koleksioni, mirëmbajtja dhe lidhja fizike e konsumatorëve të rinj) në 4 komunat veriore me shumicë serbe, të paragrafit 1 të nenit 5 të Marrëveshjes së 2013-ës.
- Brenda 15 ditëve të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të merr Kodin e Identifikimit të Energjisë (EIC) me qëllim që të performojnë aktivitete të parashikuara nga licenca e furnizuesit, transmeton Demokracia.com.
- Në përputhje me nenin 14 të Marrëveshjes së Energjisë, brena 30 ditëve të nxjerrjes së licencës së furnizimit, KEDS dhe KOSTT (nën lehtësimin e BE-së, nëse e nevojshme) do të kenë akses në nënstacionin Valac/Vallaq, si dhe në transmetimin dhe distribucionin e infrastrukturës.
- Brenda 45 ditëve të nxjerrjes së licencës së furnizuesit, KOSTT dhe KEDS, në konsultim me Elektrosever, do të paraqesin te ZRRE planin e investimit dhe shpenzimet e mirëmbajtjes së kërkuara dhe humbjes së rrjetit, bazuar në konsideratën e thellë të infrastrukturës ekzistuese.
- Brenda 21 ditëve pas paraqitjes së planit të investimit dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe humbjes së rrjetit, ZRRE do të aprovojë në principe këto plane, shpenzime dhe humbje. 8. Në rast të mospërputhjes me provizionet e këtyre Përfundimeve të Dakorduara pas 100 ditëve të nxjerrjes së licencës së furnizuesit, ZRRE mund të vendosë të suspendojë dhe/ose të tërhiqet nga licenca e furnizuesit e pranuar për Elektrosever, subjekt i konsultimeve paraprake në mes të palëve, të lehtësuara nga BE, gjatë një periudhe 15 ditore. BE-ja do të sigurojë një opinion të ekspertëve, nëse kërkohet nga të paktën njëra palë.
- Një implementim i suksesshëm i marrëveshjes së udhërrëfyesit është pa paragjykime të obligimeve të palëve me implementim të plotë të Marrëveshjeve të Energjisë nga 2013 dhe 2015. /Demokracia.com/