Lajme
Temperatura deri në 32 gradë, ky është moti për sot
Demokracia
07:16 | 21 Qershor 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në orët e pasdites vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Të ngjashme