Lajme
FOTO| Pronari i hotelit ku u mbajt mbledhja e dy qeverive e pranon hapur se është përkrahës i Albin Kurtit
Demokracia
21:12 | 20 Qershor 2022

Share:

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë u mbajt sot në hotelin “Garden” në Prishtinë.

Demokracia.com të dielën ka raportuar se ky hotel është në bashkëpronësi të Shkëlzen Shalës, i cili nga postimet në rrjetet sociale vërehet se është një përkrahës i madh kryeministrit Albin Kurtit.

E vetë Shala përmes një postimi në rrjetin social Instagram sot ka postuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shala në postimin e tij ka shkruar se është me Kurtin. “Po me Albinin jam”, ka shkruar Shala.

Në të shumtën e rasteve, Shala publikon postime përkrahëse për kryeministrin Kurti.

Demokracia.com dje po ashtu ka kontaktuar edhe me Shalën për të marrë një deklaratë nga ai, nëse ky ka qenë një favorizim që i është bërë për shkak të përkrahjes së madhe që ai ka ndaj kryeministrit Kurti.

Shala ka pranuar që është përkrahës i Kurtit, megjithatë pyetja e gazetares për këtë rast i është dukur banale.

“Jo nuk ka të bëjë kjo pjesë. Edhe për këto informacione po me duket banale me ba këso pyetje. Përkrahje i japi atij që është drejtë gjithmonë. Po ka pas procedura dhe s’ka të bëjë kjo pjesë me favorizim”, ka thënë Shala për Demokracia.com.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje se çfarë procedurash janë kërkuar, që kjo mbledhje të mbahet në hotelin e tij.

“Jo nuk muj me të tregu, edhe nuk munesh mem më marrë në pyetje në këso forme”, ka thënë në fund Shala.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria në mbledhjen e dy qeverive kanë arritur gjithsej 19 marrëveshje. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme