Antonio Rudiger kaloi testet mjekësore dhe u prezantua sot te Real Madrid, ku u zbulua edhe që mbrojtësi do të mbajë numrin 22.
Duke folur në konferencën për mediet gjatë prezantimit, gjermani u shpreh: “Nuk di si ta përshkruaj atë që Real Madridi ka arritur në Champions League, është e pabesueshme”.
Rudiger kaloi te madrilenët me parametra zero nga Chelsea, ndërsa i pyetur për rolin që ai do të ketë te “Los Blancos”, duke ditur se këta të fundit kanë shumë emra të mëdhenj, ai u shpreh se ndjehet i sigurt për veten e tij.
“Madridi ka lojtarë shumë, shumë të mirë, veçanërisht në pozicionin tim. Por jam i sigurt për veten time dhe jam këtu për të dhënë besim, e cila është e rëndësishme”, deklaroi Antonio Rudiger./Demokracia.com/