Sport
Legjenda Ronaldo synon ta përforcojë Valladolidin me dy futbollistë nga Real Madridi dhe Barcelona
Demokracia
14:23 | 20 Qershor 2022

Share:

Legjenda braziliane e futbollit dhe njëherit pronari i klubit spanjoll, Valladolid, Ronaldo, planifikon të përforcojë ekipin me Marcelon dhe Dani Alvesin në merkaton e verës, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Valladolid është rikthyer në La Liga dhe futbollisti i famshëm brazilian Ronaldo planifikon ta përforcojë skuadrën me dy ish-futbollistin e Real Madridit dhe Barcelonës.

Pronari i Valladolidit planifikon të forcojë skuadrën me Marcelon dhe Alvesin në mënyrë që të tërheqë sa më shumë sponsorë në klub.

Mediat spanjolle pretendojnë se Ronaldo nuk është në gjendje t’u ofrojë dy brazilianëve të mëdhenj paga të mëdha siç kishin në Real dhe Barcelona.

Marcelo së fundmi është ndarë nga Reali, pasi ka fituar 25 trofe me klubin madrilen.

Dani Alves po largohet nga Barcelona, ​​por dëshiron të ruajë formën e tij për shkak të Botërorit të ardhshëm në Katar. Ai gjithashtu thuhet se ka marrë oferta nga Flamengo dhe Fluminense./Demokracia.com/

Të ngjashme