Është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, derisa ka folur kryeministri Edi Rama, i cili tha se slogani i këtij takimi “të përbashkuar”, tregon edhe kuptimin që ka kjo mbledhje.
Tutje Rama e falënderoi për mundësinë kryeministrin kosovar, Albin Kurti, derisa me ironi falënderoi atë “edhe për ndalimin e shiut”.
“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, sepse ka pasur reshje nga 20 minuta që mund të prishnin takimin. Ishte një qen aty që lehte para se të intonoheshin himnet, mirëpo edhe qeni nuk lehu më, çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit me të në botën e njerëzve, që tentojnë vazhdimisht të fusin xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje edhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet me të cilat nuk merremi vesh t’i ndajmë”, tha Rama duke e mohuar se ka krisje në raportet e tij me Kurtin.