Lajme
E rëndë: Një 11-vjeçare vdes si pasojë e zjarrit në një banesë në Gjakovë
Demokracia
09:55 | 20 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një 11-vjeçare ka vdekur në Gjakovë si pasojë e zjarrit që ishte shkaktuar në një banesë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pas mesnate në qytetin e Gjakovës ku një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kishte ndodhur në një banesë në rrugën “Yll Morina”.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37,  Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj”, ka treguar Elezaj.

Ai ka thënë se të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvënie”.

Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Demokracia.com/

Të ngjashme