Lajme
Cavusoglu i kërkon bashkëpunim Kurtit, ZKM ende asnjë fjalë për takimin
Demokracia
14:53 | 19 Qershor 2022

Share:

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar në Tëitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Cavusoglu thotë se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunimi.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.

Takimi i Cavusoglut me Kurtin u mbajt në orën 11:50 në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Zyra e Kryeministrit deri tash nuk ka njoftuar ende për këtë.

Të ngjashme