Lajme
Pas takimit me Kurtin, OVL UÇK thërret konferencë për medie
Demokracia
14:19 | 19 Qershor 2022

Share:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar për konferencë për media për ditën e nesërme.

Të premten udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), u takuan me kryeministrin Albin Kurti rreth përfshirjes së tyre në Ligjin për pagën minimale, takim ky që nuk ishte i frytshëm, pasi përfundoi pa marrëveshje mes dy palëve, raporton Demokracia.com.

Është vetë OVL e UÇK-së, e cila sot ka bërë të ditur se nesër do të mbajnë një konferencë për media me fillim prej orës 10:00.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Ndonëse nuk dihet se cila është arsyeja e thirrjes për këtë konferencë, të enjten veteranët mbajtën një protestë para Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale, veteranët theksuan se do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme