Dje në Vërmicë të Prizrenit është gjetur një sirian pa shenja jete dhe një 16-vjeçar i plagosur. Policia e Kosovës ka njoftuar se këto dy raste lidhen me njëra-tjetrën, ndërsa t7 ka siguruar pamje nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i sirianit.
Ekipi i t7 ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë folur edhe dëshmitarët që e kanë parë trupin e pajetë të viktimës.
Mbrapa kamerës, ata kanë treguar që trupi i sirianit ka qëndruar aty për rreth 24 orë.
“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.