Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, këshillohet nga disa persona gjatë punës së tij. Në kabinet atë e këshillojnë për politikë, media dhe fusha të tjetra. Një nga këshilltarët politik të Konjufcës është edhe Reshat Nurboja.
Para së të emërohej këshilltar, Nurboja në qeverinë Kurti I ishte emëruar zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Demokracia.com.
Përveç që e këshillon kryeparlamentarin Konjufca, Nurboja njihet edhe si sevdali. Të paktën kështu tregojnë fotografitë që Nurboja i ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Ai shihet duke i provuar disa instrumente, duke nisur nga pianoja e deri te saksofoni. /Demokracia.com/