Minsitri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është kthyer detyrës, pas një intervenimi kirurgjik që iu nënshtrua tetë ditë më parë.
Ai, sot është parë bashkë me ministra të tjerë në darkën që i është organizuar ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili sot ka nisur një vizitë në Kosovë.
Më 10 qershor, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiciti, pas një komplikimi shëndetësor që i ishte paraqitur.