Pas një dështimi të Ushtrisë së Federatës së Rusisë në Ukrainë, propaganda e Kremlinit po bën të pamundurën që të lëshojë gënjeshtrën e radhës për numrin e mercenarëve të angazhuar nga gjithë bota.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka lëshuar një njoftim për numrin e shqiptarëve të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë, lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.
Ai në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se se njoftimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri për shqiptarët e vrarë, sipas tij është një akt i papërgjegjshëm.
“Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. Ky është një akt i papërgjegjshëm. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, ka shkruar Majko./Demokracia.com/
Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. https://t.co/hYANZ8FYjh
Ky është një akt i papërgjegjshëm.
Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë.— Pandeli Majko (@PandeliMajko) June 18, 2022