Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se është kërcënuar nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti.
Pozhari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se zëvendësministri, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik, e ka kërcënuar që të mos shkruajë për të, përcjell Demokracia.com.
“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa!”, ka thënë ai.
Pozhari e ka mbështetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por kohëve të fundit ka kritikuar qeverisjen e tij./Demokracia.com/