Lajme
Boris Johnson bën vizitën e dytë të papritur në Kiev
Demokracia
16:56 | 17 Qershor 2022

Share:

Kryeministri britanik, Boris Johnson është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

Më herët, u njoftua se Johnson ishte tërhequr në minutën e fundit nga një samit i madh i murit të kuq në Doncaster – dhe tani duket se kjo është arsyeja.

Kjo shënon vizitën e dytë të papritur të kryeministrit në Kiev që nga fillimi i luftës.

Udhëtimi i tij i planifikuar nuk u njoftua më parë për “arsye sigurie”, sipas Sam Coates zëvendës redaktorit politik i Sky News./Demokracia.com/

Të ngjashme