Lajme
Ky është personi që vdiq sot në vendin e tij të punës
Demokracia
14:55 | 17 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Gjatë ditës së sotme, ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në lagjen Hajvalia të Prishtinës.

45-vjeçari që ndërroi jetë aksidentalisht në vendin e punës, është Jakup Berisha nga Podujeva.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.

“Rasti i parë është ardh në ora 10:15 praktikisht pa shenja jete. Është i lindur në vitin 1977 dhe ka qenë punëtor fizik. Sipas shënimeve që kemi marrë nga përcjellësit, punëtori ka rënë nga një lartësi mesatare”, tha ai./Insajderi

Të ngjashme