Juventusi e Napoli zbresin sonte në fushë nga ora 21:00 për të luftuar për trofeun e parë për këtë vit, atë të Superkupës së Italisë, transmeton Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” si fituese e titullit të Serisë A, do të vihet përballë fituesit të Kupës së Italisë, Napolit.
Humbja në “San Siro” ndaj Interit ka lënë gjurmë në kampin bardhezi. Triumfi i mundshëm në Superkupë do të ishte një shfaqje karakteri dhe force dhe do të hiqte të gjitha dyshimet që lindën pas performancës së dobët, të dielën në mbrëmje.
Nga ana tjetër, Napoli vjen me moral dhe entuziazëm, falë ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, kur spikat fitorja me goleadë 6:0 ndaj Fiorentinës, në Serinë A. /Demokracia.com