Vendi ynë dje dhe sot po përballet me një mot të jashtëzakonshëm, kjo pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur që nga dita e djeshme dhe po vazhdojnë edhe sot, shkruan Demokracia.com.
Rrugën, shumë prej tyre të jenë të bllokuara, derisa të tjerat janë shumë vështirë të qarkullueshme.
Kjo është arsyeja që trajneri i njohur Faruk Statovci përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se gjitha stërvitjet e grumposhave të shkollës së futbollit “Roni19” të anulohen për dy ditë.
“Njoftim për të gjithë fëmijët e shkollës së futbollit Roni 19 se anulohen të gjitha stërvitjet e parapara për sot dhe nesër. Arsyeja e shtyrjes është koha e cila do të jetë gjatë këtyre ditëve, për informacionet tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Statovci.
Padyshim ky mot ka sjellë telashe edhe për klubet e mëdha, kështu që shumica prej tyre janë të detyruar në këtë kohë të punojnë në fusha të mbuluara pasi në terrene të hapura pothuaj është e pamundur. /Demokracia.com