Ish-gjenerali shqiptar në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur në lidhje me atë se si është përcaktuar çështja e veteranëve në Kroaci.
Çollaku jep një rekomandim se si mund të zgjidhej problemi me veteranët në Kosovë, sipas tij, shteti i Kosovës duhet t’u jap mundësi që të punësohen.
“Vetëpunësimi është mjeti më i madh ekonomik, që mund ta bëjë një shtet për veteranët e luftës, ne sot i shohim autostradat e Kosovës duke degraduar, dhe askush nuk e formon një kompani, që mund t’i mirëmbajnë, në këtë kompani do të punësoheshin me qindra veteranë duke i mirëmbajtur rrugët e Kosovës. Veteranit duhet t’i gjejmë punë, veteranët duhet t’i aftësojmë për punë, në administratë të shtetit, në kompani të shtetit, këto duhet ti bëjë shteti”, ka thënë ai në Klan Kosova.