Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, dukej shumë i interesuar që sot të diskutojë diçka me kryeministrin Albin Kurti, në sallën e Kuvendit.
Në pamjet e filmuara nga Klan Kosova, Humolli shihet teksa i afrohet Kurtit dhe e përshëndet, por ky i fundit ani se i zgjat dorën e vazhdon bisedën me deputetin Enver Dugolli, pa i kushtuar vëmendjen këtij.
Biseda mes tyre ndodh tek në dalje nga salla, pasi Humolli i vendos shefit të qeverisë edhe dorën në krah.
Kjo bisedë me tyre, ndodh dy ditë pasi Humolli ishte deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që votoi kundër projektligjit për pagën minimale.
Ditë më parë, deputeti Humoll kishte deklaruar se nëse do të kishte mocion të mosbesimit ndaj qeverisë, ai do të votonte për, veçse me kusht që kundër të mos ishte edhe Lista Serbe.
Humolli, ishte deputeti vetëm nga VV-ja që ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale.